Shqiptari i preferuar i Rihannas , motrave Kardashian, J.Lo, Madonna, pa qenë fare pjesë e muzikës! (Foto)

Ka shumë shqiptar të cilët kanë takuar personalisht personazhet e Hollivudit dhe ata të muzikës botërore falë karrierës së tyre të re në tregun ndërkombëtar, si Albert Stanaj, Rita Ora, Dua Lipa, etj.

ShowBiz

28/03/2017 13:51

Por, një shqiptar na tregon se jo domosdoshmërisht duhet të jesh pjesë e kësaj industrie për të fituar simpatinë e yjeve të showbizit të huaj. Ai është Armand Mehidri dhe falë ilustrimeve të tij interesante, plot ngjyra dhe elegante është vënë re nga J.Lo, Kylie Jenner, Rihanna, Khloe Kardashian, Madonna, Naomi Campbell, Ariana Grande etj, të cilat shpesh dhe e kanë falenderuar për skicat e tij të këndshme në postime publike që i shohin miliona fansa të tyre.

Deri pak kohë më parë 24-vjeçarin mund ta shihnit në rrugët e kryeqytetit, por ai tashmë është transferuar në Dubai ku ka kthyer pasionin e tij në një punë.