Shqiptarë të arrestuar për prostitucion

19:30 | 24 Janar 2014

Itali

Në provincën e Komos dhe Monzas në Itali janë arrestuar 13 shqiptarëve, për të cilët thuhet se ishin pjesë e një organizate kriminale.

Një aksion i realizuar nga policia në provincën e Komos dhe Monzas në Itali ka rezultuar me arrestimin e 13 shqiptarëve, për të cilët thuhet se ishin pjesë e një organizate kriminale.

Gazeta Panorama e Shqipërisë raporton se, sipas të dhënave të policisë, shqiptarët ishin pjesë e një organizate prostitucioni, e cila vepronte në këto zona prej shumë kohësh.

“Gjatë hetimit rezultoi se për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre, për ndarjen e territorit, një shqiptar ka mbetur i vrarë.  Hetimi që është kryer në Komo, ka zbuluar se shfrytëzuesit i ‘blinin’ vajzat në Shqipëri për t’i çuar në Itali, e më pas me forcë i detyronin që të prostituonin”, shkruan Gazeta Panorama.

Po ashtu, raportohet se janë identifikuar një numër shumë i madh i klientëve të prostitutave, që në rast gjykimi, një pjesë e mirë e tyre mund të thirreshin për të dëshmuar.