Shqiprim Arifi akuzon Vetëvendosjen për koalicion me Listën Serbe në Preshevë
Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar duke pretenduar se Lëvizja Vetëvendosje, përmes këshilltares së kryeministrit Albin Kurti, Ardita Sinani, ka zyrtarizuar një koalicion me Listën Serbe në Kuvendin Komunal të Preshevës. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Arifi ka thënë se Sinani përgjatë këtij viti ka thelluar bashkëpunimin me Listën Serbe…
Lajme
Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar duke pretenduar se Lëvizja Vetëvendosje, përmes këshilltares së kryeministrit Albin Kurti, Ardita Sinani, ka zyrtarizuar një koalicion me Listën Serbe në Kuvendin Komunal të Preshevës.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Arifi ka thënë se Sinani përgjatë këtij viti ka thelluar bashkëpunimin me Listën Serbe duke punësuar, për herë të parë që nga viti 2010, një serb në Administratën Komunale të Preshevës.
Postimi i plotë:
VETËVENDOSJA (përmes Ardita Sinanit – këshilltares së Albin Kurtit) zyrtarizon koalicionin me LISTËN SERBE
Që tani një gjë është e sigurtë, marrëveshja koalicionare me Listen Serbe nuk ka mundur të ndodhë pa lejen e Albin Kurtit!
Gjatë këtij viti, këshilltarja e Kurtit ka thelluar bashkëpunimin me Listën Serbe duke punësuar, për herë të parë nga 2010, serb në Administratën Komunale në Preshevë!
Kurse sot bashkëpunimin e kanë zyrtarizuar përmes koalicionit në Kuvendin komunal të Preshevës!
Turpi edhe në Preshevë e ka të njejtin emër! /Lajmi.net/