Shqipërisë i vjen një “përforcim” për ndeshjen me Rumaninë (FOTO)
Lorik Cana rikthehet nga suspendimi për ndeshjen vendimtare të Shqipërisë kundër Rumanisë.
Sport
Shqipëria duhet të fitojë kundër Rumanisë për të shpresuar në kualifikim nga Grupi A i “Euro 2016”.
Dhe, skuadra kuqezi do të mirëpres kapitenin Lorik Cana, i rikthyer nga suspendimi nga dueli i parë me Zvicrën, përcjell “Lajmi.net”.
Cana ishte ndëshkuar me karton të kuq në takimin me Zvicrën.
Kurse, në vend të tij në ballafaqimin e dytë ndaj Francës luajti me mjaft sukses Arlind Ajeti.
Por, Shqipëria do të jetë pa Burim Kukelin, i cili do të mungojë për shkak të suspendimit.
