Shqipëria zhgënjen sërish, barazon me Jordaninë në ‘Elbasan Arena’

21:55 | 10 Tetor 2018

Ka zhgënjyer sërish Shqipëria e trajnerit Christian Panucci.

Kombëtarja Shqiptare nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në miqësoren ndaj Jordanisë.

Sfida e zhvilluar në ‘Elbasan Arena’ ka përfunduar baras 0-0.

Shqipëria pas katër ditëve rikthehet të luaj në Ligën e Kombeve, ku do të jenë mysafir të Izrealit, në ndeshjen e vlefshme për grupin C, liga një./Lajmi.net/