Shqipëria rrit eksportet , Kosova shënon rënie
Eksportet shqiptare drejt Kosovës po njohin një hov të madh këtë vit. Vetëm në shtatë muajt e parë 2025, ato kanë kapur mbi 41 miliardë lekë ose 422 milionë e 394 mijë e 710 euro (sipas kursit aktual lek-euro), gati dy herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, importet…

Lajme
Eksportet shqiptare drejt Kosovës po njohin një hov të madh këtë vit. Vetëm në shtatë muajt e parë 2025, ato kanë kapur mbi 41 miliardë lekë ose 422 milionë e 394 mijë e 710 euro (sipas kursit aktual lek-euro), gati dy herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, importet nga Kosova kanë shënuar rënie me rreth 1.5 miliardë lekë (15 milionë e 453 mijë e 465 euro).
Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), importet për 7-mujorin llogaritën rreth 7.5 miliardë lekë (77 milionë e 267 mijë e 325 euro), nga gati 9 miliardë lekë (92 milionë e 720 mijë e 790 euro) që ishin në 7-mujorin e vitit 2024.
Eksportet kryesore të Shqipërisë drejt Kosovës përfaqësohen nga eksporti i materialeve të ndërtimit dhe metaleve, mineraleve dhe lëndëve djegëse, ushqimeve si dhe produkteve kimike dhe plastike.
Të rëndësishme në strukturën e eksporteve shfaqen prodhimet vendase të drurit/ mobilierisë si ndenjëset (karrige e kolltukë) apo mobilie të tjera.
Gjithashtu, edhe prodhimet bujqësore kanë peshë, ndër të cilat eksportin kryesor e zënë domatet, agrumet, pjepri dhe trangujt.
Gjatë kësaj periudhe, referuar të dhënave, Shqipëria ka eksportuar drejt Kosovës rreth 30 miliardë lekë (360 milionë e 580 mijë e 850 euro) minerale, lëndë djegëse, energji elektrike.
Tashmë prej datës 1 tetor të vitit 2022 në doganën e Durrësit po kryhet zhdoganimi i të gjitha mallrave me destinacion Kosovën, raporton ATSH.