Shqipëria pret sezon turistik më të mirë se ai vjet

Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, tha se pritshmëritë e tyre për turizmin gjatë këtij viti nuk mund të jenë të sigurta sepse gjithçka ecën në varësi të pandemisë. “Duke qenë se ky sezon është sezoni i dytë, pra njerëzit u mësuan me këtë, nuk është e papritur si herën e parë dhe duke…

Lajme

14/04/2021 09:54

Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, tha se pritshmëritë e tyre për turizmin gjatë këtij viti nuk mund të jenë të sigurta sepse gjithçka ecën në varësi të pandemisë.

“Duke qenë se ky sezon është sezoni i dytë, pra njerëzit u mësuan me këtë, nuk është e papritur si herën e parë dhe duke pasur parasysh dhe procesin e vaksinimit, por dhe një faktor tjetër mjaft pozitiv siç është imunizimi natyral, besoj se do ketë një shtim të numrave krahasuar me vitin tjetër”, u shpreh Kasa.

Sipas tij qytetarëve u ka dalë frika dhe mbi të gjitha nevoja për udhëtime ka qenë gjithnjë e pranishme prandaj kryetari i Unionit Turistik Shqiptar mëton se ky vit do të ketë një rritje të turizmit krahasuar me vjet madje një rritje të konsiderueshme.

Ai pohoi se shërbimi hotelier është gati dhe numri i të punësuarve do të rritet.

Rrahman Kasa tha në Euronews Albania se shpreson që të lehtësohen masat kufizuese të paktën për turistët e Evropës Qendrore, por sidoqoftë pohoi se mjafton të ketë turistë, qofshin këta edhe turistë vendas apo nga Kosova.