Shqipëria po udhëheq

Kombëtarja shqiptare është duke udhëhequr 2:0 ndaj San Marinos në udhëtim, pas 45 minutazh të zhvilluar. Mërgim Mavraj dhe Armando Vajushi ishin realizatorë të golave të Kuqezinjve.

Sport

08/06/2014 22:34

Kombëtarja shqiptare po luan mirë dhe po udhëheq, në ndeshjen që po zhvillohet sonte ndaj San Marinos.

Pas 45 minutash të luajtur, Kuqezinjtë janë në avantazh prej 2:0. Golat për ekipin e Gianni de Biasit i realizuan Mërgim Mavraj me kokë në minutën e 27-të dhe Armando Vajushi në atë të 32-të.

Kuqezinjtë do të mundohen ta ruajnë këtë avantazh edhe në pjesën e dytë, e pse jo ta shënojnë edhe ndonjë gol.