Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia
Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të “play-off” për kualifikim në Botëror. Kombëtarja “Kuq e Zi” u mposhtën me rezultat 2:1 nga Polonia, transmeton lajmi.net. Shqipëria ishte e para që kaloi në epërsi. Arbër Hoxha shënoi në minutën e 42-të për të kaluar kombëtaren shqiptare në epërsi. Në pjesën e dytë, Polonia bëri…
Sport
Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të “play-off” për kualifikim në Botëror.
Kombëtarja “Kuq e Zi” u mposhtën me rezultat 2:1 nga Polonia, transmeton lajmi.net.
Shqipëria ishte e para që kaloi në epërsi. Arbër Hoxha shënoi në minutën e 42-të për të kaluar kombëtaren shqiptare në epërsi.
Në pjesën e dytë, Polonia bëri rikthimin.
Robert Lewandowski në minutën e 63-të dhe Zielnski në të 73-tën arritën t’ia siguronin finalen e “play-off” për kualifikim në Botëror.
Polonia në finale do të luaj kundër Suedisë për një vend në Kupë të Botës./lajmi.net/