Shqipëria në sulm
Mesfushori i Shqipërisë, Migjen Basha mendon se kuqezinjtë duhet ta sulmojnë Islandën për të shënuar fitore të cilat do t’i japin shpresë ekipit për tu renditur i dyti në Grupin E. “Duhet të sulmojmë që në fillim, pa pasur frikë. Ne e pamë ndaj Sllovenisë që nuk iu përshtatëm dot situatës në kushtet kur donim…
Sport
Mesfushori i Shqipërisë, Migjen Basha mendon se kuqezinjtë duhet ta sulmojnë Islandën për të shënuar fitore të cilat do t’i japin shpresë ekipit për tu renditur i dyti në Grupin E.
“Duhet të sulmojmë që në fillim, pa pasur frikë. Ne e pamë ndaj Sllovenisë që nuk iu përshtatëm dot situatës në kushtet kur donim të ruanim rezultatin. Na nevojiten tri pikë për të besuar te vendi i dytë, kështu që duhet të shkojmë në Islandë me mendimin për ta fituar ndeshjen”, ka thënë Basha.
Mesfushori kosovar beson se Shqipëria ka ende shanse për tu kualifikuar në Botërorin 2014.
“Me përqindje nuk mund ta them, por besimi është shumë i madh. Megjithatë, varet edhe nga rezultatet e rivalëve. Nëse marrim tri pikë në Islandë, atëherë kemi shumë shpresa”, theksoi futbollisti i Torinos.
Ekipi kuqezi sot pasdite do të mbërrij në Islandë, derisa nesër nga ora 21:00 do ta zhvilloj ndeshjen kundër përfaqësueses së këtij vendi. Shqipëria gjendet e treta në Grupin E me 10 pikë të tubuara, sa ka edhe Islanda në vendin e katërtë.
Lideri i Grupi E, është Zvicra me 15 pikë të tubuara, derisa Norvegjia renditet e dyta me 11 pikë.