Shqipëria me bileta online

Stadiumi i ri në Elbasan përveç se do të sjellë një ambient të ri sportiv për Kombëtaren e Shqipërisë, do të përmbajë edhe të reje sa i përket biletave dhe hyrjes në të. Nga gushti ky stadium pritet të jetë gati për publikun, së paku kjo është dëshira e drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit.…

Sport

20/03/2014 09:07

Stadiumi i ri në Elbasan përveç se do të sjellë një ambient të ri sportiv për Kombëtaren e Shqipërisë, do të përmbajë edhe të reje sa i përket biletave dhe hyrjes në të.

Nga gushti ky stadium pritet të jetë gati për publikun, së paku kjo është dëshira e drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Përgjegjësit janë duke punuar në mënyrë që biletat të mos shiten më në dorë por me sistem rezervimi online, raporton SportEkspres.

Po kështu po punohet që hyrjet e stadiumit të jenë automatike ku çdo gjë do të jetë si në çdo stadium të botës. Stadiumi do të ndahet në disa zona, përkatësisht në gjashtë të tilla, A-B-C-D-E, si dhe ajo e VIP-ve.

Është llogaritur që, në rast rreziku, brenda pak minutash stadiumi të boshatiset nga ana e sportdashësve. Gjatë ndeshjes tifozëve do u krijohen kushtet edhe për të konsumuar diçka.

Teksa do të ketë pika ambulante për këtë arsye, si edhe tregtarë ambulantë në të gjitha zonat e stadiumit.