Shqipëria i vendos sanksione Rusisë
Shqipëria, Mali i Zi dhe katër vende të tjera që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, i janë bashkuar nismës së unionit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, ka bërë të ditur e Catherine Ashton
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/media/image/201309/full/Ashton.jpg)
Bota
Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, përmes një deklarate ka bërë të ditur se Shqipëria, Mali i Zi, Islanda dhe Moldavia, në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, pranojmë sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, raporton “Shekulli”.
Në këto sanksione përfshihen pezullimet e udhëtimeve dhe ngrirja e llogarive bankare për një numër të caktuar rusësh dhe zyrtarësh të Krimesë.
Norvegjia dhe Lihtenshtajni, të cilat nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, por bëjnë pjesë në Komuniteti Ekonomik Evropian, i janë bashkuar gjithashtu sanksioneve. “Bashkimi Evropian i merr në konsideratë këto vendime dhe i mirëpret ato”, tha Ashton në deklaratën e saj.
Sanksionet ndaj Rusisë vijnë pas asaj që Bashkimi Evropian e cilësoi si aneksimi i Krimesë. Kjo e fundit mbajti referendumin ditën e diel për bashkimin me Rusinë. Ndërsa Putini firmosi dekretin për njohjen e Krimesë si shtet të pavarur dhe sovran, pjesë të Federatës Ruse.