Shqipëria bëri gabim me vendosjen e taksës për Autostradë

Kosova dhe Shqipëria duhet të krijojnë kushte për zhvillim të bizneset në dy anët. Janë disa fusha ku ka më shumë mundësi për zhvillim si: fusha e turizmit në dy anët, po ashtu edhe bujqësia ka potenciale të zhvillimit, si dhe fusha minerare.

Lajme

23/05/2019 09:32

Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Hyzer Gashi, tha se ka pasur rritje të bashkëpunimit mes dy vendeve, ndikim ka pasur edhe autostrada.

“Ne kemi kapacitete në dy vende. Një barrierë e madhe është edhe taksa e rrugës që është vënë në Shqipëri, ajo taksë nuk sjellë zhvillim”, tha ai në Radio Televizionin e Kosovës (RTK3).

Gashi i cili është edhe pronar i një kompanie transportuese në Kosovë, vlerësoi se në dy anët kemi shkëmbim. “Ne sot eksportojmë edhe gypa të ndryshëm, po ashtu edhe nga Shqipëria eksporton prodhime të tjera”, tha ai.

Sipas tij sot janë shumë të larta disa pagesa. “Nuk kemi kohë për të humbur, duhet të veprojmë. Rruga duhet të jetë më e lirë”, tha Gashi.