Shqipëri-Serbi zhvillohet në Shkodër?

Federata Shqiptare e Futbollit është ende e bindur se ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë do të zhvillohet në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës, edhe pse ndërtimet për rregullimin e tij ende nuk kanë filluar.

Sport

02/04/2015 14:58

Punimet për stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës ende nuk kanë filluar, mirëpo FSHF është e bindur se ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë do të zhvillohet pikërisht në këtë stadium.

Këtë gjë e ka konfirmuar anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare, Arben Dervishaj, në një deklaratë për Panorama-Sport.

Kemi rënë dakord edhe me qeverinë shqiptare, që përderisa koha nuk premton, pasi dëshirojmë që të luajmë ndeshjen me Serbinë në tetor në atë stadium, atëherë do të punojmë me idenë si te Rruga e Kombit: projekto-puno. Gjithsesi, si fillim ka goxha punë me prishjen, pasi thuajse gjithë stadiumi do hidhet në tokë i gjithi”, ka deklaruar ai.