Shqipëri-Serbi, ndeshje e rrezikshme

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS), Zoran Lakovic ka deklaruar se skuadra nuk pati fatin e nevojshëm në shortin për kualifikim në Euro 2016. Serbia gjendet në Grupin I së bashku me Portugalinë, Danimarkën, Shqipërinë dhe Armeninë. Lakovic i ka përshkruar duelet me Shqipërinë, si “ndeshje të rrezikut të lartë”. “Për…

Sport

23/02/2014 21:08

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS), Zoran Lakovic ka deklaruar se skuadra nuk pati fatin e nevojshëm në shortin për kualifikim në Euro 2016.

Serbia gjendet në Grupin I së bashku me Portugalinë, Danimarkën, Shqipërinë dhe Armeninë. Lakovic i ka përshkruar duelet me Shqipërinë, si “ndeshje të rrezikut të lartë”.

“Për fatin e mirë, ose të keq, kemi përvojë për organizimin e ndeshjeve të tilla, e fundit ishte kundër Kroacisë”, deklaroi Lakovic për uebfaqen zyrtare të FSS’s.

“Jemi mësuar që duelet tona të marrin konotacione të tjera përveç atyre sportive. Në kontaktet e para joformale me delegacionin shqiptar kemi mësuar se ata mund të na presin larg Tiranës. Do të ketë konsultime të tjera, biseda të ciklit organizues të kualifikimeve”.