Shqipëri: Rritet për 59 për qind numri i vizitorëve suedez

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se 59 për qind më shumë suedez kanë vizituar Shqipërinë në tre muajt e parë të 2024-ës, në krahasim më të njëjtën periudhë në vitin 2023. Ndër të tjera shefi i ekzekutivit, publikoi edhe disa fotografi, ku shihen që mediat suedeze shkruajnë për Shqipërinë si një…

Lajme

18/04/2024 20:44

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se 59 për qind më shumë suedez kanë vizituar Shqipërinë në tre muajt e parë të 2024-ës, në krahasim më të njëjtën periudhë në vitin 2023.

Ndër të tjera shefi i ekzekutivit, publikoi edhe disa fotografi, ku shihen që mediat suedeze shkruajnë për Shqipërinë si një vend të cilin e shoqërojnë rrënoja të lashta, male magjike, plazhe të bukura me rërë të imët, fshatra të rrallë dhe detet e kristalta.

“Shqipëria në krye të listës së udhëtimeve të mediave suedeze “Livsstil” dhe “Dagens Nyheter””, ka shkruar Rama në Facebook.

“Nga veriu në jug, një udhëtim në të cilin të shoqërojnë rrënoja të lashta, male magjike, plazhe të bukura me rërë të imët, fshatra të rrallë dhe detet e kristalta, Shqipëria përshkruhet si një nga brigjet më piktoreske të Mesdheut”.

“Rreth 5000 vizitorë nga Suedia kemi pritur në tre muajt e parë të vitit 2024, ose 59% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, duke qenë një ndër tregjet me shumë potencial”.