Shqipëri/ Moti, kthjellime e vranësira në të gjithë vendin

Kthjellime e vranësira kalimtare do të ketë i gjithë territori, më të shpeshta në pjesë e dytë të ditës në Verilindje – Juglindje ku priten rrebeshe afatshkurtër.

Lajme

30/06/2018 09:39

Mbrëmja dhe në vijim risjellin kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin .

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare më shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim  1 – 2 ballë.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por rritje më të ndjeshme sjell mesdita duke shënuar maksimalisht 31°C./Top Channel