Shqipëri – Katar luhet në stadiumin e skuadrës nga liga e dytë
Miqësorja Shqipëri – Katar do të luhet në “Hartberg Stadion” të Austrisë.
Sport
Para fillimit të Kampionatit Evropian, Shqipëria do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore, ndaj Katarit dhe ndaj Ukrainës.
Miqësorja mes Shqipërisë dhe Katarit, e programuar më 29 maj në orën 17:30, do të zhvillohet në “Hartberg Stadion” të Austrisë, në qytetin me të njëjtin emër.
Ky stadium ka kapacitet vetëm prej 4500 ulëseve, transmeton Gazeta Express.
Stadiumi është shtëpia e “TSV Hartberg”, skuadër e cila luan në ligën e dytë austriake.