Shqeu dhe goditi me këmbë Kuranin, dënohet me vdekje

Gjyqi në Arabinë Saudite ka dënuar një person me vdekje për shkak të fyerjes së rëndë që ka bërë ndaj besimtarëve myslimanë, duke shqyer e shkelmuar librin e shenjtë.

Bota

24/02/2015 20:24

Gazeta britanike Telegraph, shkruan se i dyshuari ka plasuar në internet një video ku shihet se si e shqyen Kuranin dhe e godet atë me këpucë.

Në Arabinë Saudite mohimi i besimit parashikon dënimin me vdekje, si dhe vepra të tjera të tilla si magjia, ndërsa blasfeminë dhe kritikat ndaj zyrtarëve të lartë myslimanë atje dënohen me ndëshkim fizik dhe me gjoba.

Grupe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut theksojnë se sistemi ligjor i Arabisë Saudite duhet të jetë më transparent në këtë proces. Të dyshuarit janë, siç thonë ata, të privuar nga të drejtat themelore të njeriut.

Qeveria e Arabisë Saudite ka ndërmarrë disa hapa për të reformuar sistemin e saj ligjor.

Vitin e kaluar , lideri arab Raif Badawi u dënua me një mijë goditje dhe 10 vjet burg për shkak se ka kritikuar publikisht fenë e shtetit, elitën politike, si dhe ka bërë thirrje për reforma në Islam, transmeton Kosovapress.

Pjesa e parë e dënimit të tij prej 50 goditjeve është ekzekutuar në janar.