Shqetësues numri i armëmbajtjeve pa leje në Kosovë

Konfiskimet e armëve pa leje nga Policia e Kosovës, tregon se kjo çështje po merr përmasa shqetësuese. Këtë e dëshmojnë edhe Raportet e policisë së Kosovës, japin të dhëna po thuajse ç’do ditë për konfiskim të armëmbajtjeve pa leje.

Lajme

14/03/2015 14:08

Vetëm në raportin e fundit të 24 orëve të PK-së, bëhet e ditur se janë konfiskuar një numër i madh i armëve pa leje.

Sipas një njoftimi të PK-së, njësiti policor gjatë realizimit të një Plani Operativ në rrugën ‘Beteja e Koshares’, në Prishtinë, ka ndaluar të dyshuarin mashkull shqiptar dhe gjatë kontrollit në telefonin e tij celular, kanë vërejtur disa incizime dhe fotografi, ku i njëjti shihet duke mbajtur në posedim tri armë zjarri të llojeve të ndryshme, dhe më pas janë zbuluar edhe dy persona të tjerë me armëmbajtje pa leje.

“Në bazë të kësaj informate është identifikuar i dyshuari i dytë mashkull K-Shqiptar, me ç’rast me autorizim të prokurorit është bastisur shtëpia e tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar: një armë e gjatë gjysmë automatike e cal 7.62 mm me një karikator dhe tetë(8) fishekë dhe një pushkë ajrore pa fishekë. Në bazë të njëjtës informate është identifikuar edhe një i dyshuar tjetër mashkull K-Shqiptar e që po ashtu me autorizim të prokurorit  është bastisur shtëpia e tij”.

“Gjatë kontrollit në shtëpi është gjetur dhe konfiskuar :një revole,”Çeska Zbrojevka” e cal 7.65 mm me dy fishek. Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër te prokurorit rasti shkon ne procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.

Po ashtu PK, bërë të ditur se në fshatin Strellc i Epërm komuna e Pejës, janë konfiskuar një pushkë automatike, një karikator, një pushkë automatike AK-47.

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës, ka arrestuar 31 persona për vepra të ndryshme në mesin e tyre edhe persona që kanë qenë në kërkim, ku 11 prej tyre janë ndalur në mbajtje.