Shqetësime për Milan dhe Francën – Maignan pëson një lëndim të dytë

Mike Maignan ka marrë një tjetër goditje. Portieri francez i Milan, Mike Maignan vazhdon të jetë jashtë fushave të blerta, si pasojë e një lëndimi të pësuar. Mungesa e Maignan do të zgjatet edhe më shumë, pasi së fundmi bëhet e ditur se ai ka pësuar një tjetër lëndim, në proces të rikuperimit. Portieri ka…

Sport

20/10/2022 08:58

Mike Maignan ka marrë një tjetër goditje.

Portieri francez i Milan, Mike Maignan vazhdon të jetë jashtë fushave të blerta, si pasojë e një lëndimi të pësuar.

Mungesa e Maignan do të zgjatet edhe më shumë, pasi së fundmi bëhet e ditur se ai ka pësuar një tjetër lëndim, në proces të rikuperimit.

Portieri ka pësuar një lëndim të ri të muskulit të djathtë, në kofshë, përcjell lajmi.net.

Si pasojë, ai do të mungojë për së paku edhe 10 ditë të tjera.

Tani, pjesëmarrja e Maignan në Kampionat Botëror me kombëtaren e Francës po vihet seriozisht në pikëpyetje. /Lajmi.net/