Shprehjet që nuk duhen përdorur kur një fëmijë grindet
Këto shprehje dëmtojnë fëmijën tuaj shumë!
Lifestyle
Specialistët kanë konstatuar që fjalët apo shprehjet e duhura, nuk janë të parat që vijnë në mend, kur duhet qetësuar një fëmijë tekanjoz apo që grindet.
Ata kanë grupuar një seri shprehjesh që duhen shmangur dhe të mos i përdorim edhe pse janë të parat që vijnë në mend.
Shprehjet e më poshtme janë disa prej atyre që duhen shmangur.
- Mjaft i hodhe gjërat përtokë
- Fëmijët e rritur nuk sillen kështu
- Mos guxo të gjuash
- Po sillesh shumë keq
- Tani do të dënoj
- Shko laj shpejt dhëmbët
- Ha ose do të shkosh të flesh pa ngrënë
- Mjaft, fëmijë qaraman
- Pusho, nuk të dëgjoj
- Sa herë duhet ta përsëris
- Po më turpëron në sy të të tjerëve
- Ik që këtu
- Do të të çoj në banjë
- Mjaft bërtite
- Të kisha thënë por nuk dëgjon
- Po humbas durimin
Këto shprehje janë organizuar në fjali urdhërore. Fjalia urdhërore krijon te njeriu gjendje alarmi dhe jo qetësie si në rastin e fjalisë dëftore.
Gjithashtu tregon që i rrituri ka humbur durimin, përton të qetësojë veten dhe të ndihmojë fëmijën të superojë këtë situatë. I rrituri “i bie shkurt”, urdhëron dhe kërcënon. /Lajmi.net/