Shprehitë e këqija që prishin vikendet

Një studim i realizuar së fundmi nga TeletextHolidays, ka zbuluar fakte interesante rreth asaj nëse ne preferojmë të shkojmë për pushime me familjar apo miq.

Fun

14/06/2015 20:28

Njerëzit që postojnë nëpër rrjete sociale fotografi të çdo shujte dhe pije që ata konsumojnë, kanë fituar epitetin e prishësit të pushimeve në Britani.

Të varurit nga rrjeti social Instagram kanë marrë 32 për qind të votave, të pasuar nga fëmijët që luajnë video lojëra me zë të lartë në tablet me 31 për qind.

Ata që përdorin shkopin për të bërë “selfie” janë renditur në vendin e tretë në hulumtimin e TeletextHolidays.co.uk me 28 për qind, kurse në të katërtin janë pozicionuar zmadhuesit pa tela me 25 për qind.

Ndërkaq top 5-ën, e kanë përmbyllur personat të cilët vrapojnë të hapin telefonin në momentin që aterrojnë me aeroplan me 21 për qind.