Shpëtohet ariu që u pa në depo mbeturinash në Rusi

Një ari polar i humbur që mendohej se kishte humbur nga Arktiku, është shpëtuar ditën e sotme.

Fun

20/06/2019 20:21

Kafsha u vendos në një qendër shpëtimi sot pasi u kap pas shfaqjes së tij në qytetin Norilsk, transmeton lajmi.net.

Ekspertët që ekzaminuan ariun femëror gjetën se leshi i saj ishte shumë i pastër për një udhëtim në distancë dhe tha se ishte shumë i ri, ndoshta një ose dy vjeç, për një udhëtim të tillë.

Veç kësaj, ari polar dukej i parrezikshëm në prezencë të njerëzve, gjersa një kafshë e egër e uritur menjëherë mund të kalonte në agresivitet në një rast të tillë.

Zoologistët tani kanë frikë se ariu është kapur dhe mbajtur për kontrabandë ndoshta për një pronar privat. /Lajmi.net/