Shpërthim i fuqishëm në një pompë derivatesh në Pejë

Një shpërthim raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës. Sipas informacioneve të para ky shpërthim ndodhi në një pompë të derivateve në këtë qytet. Nga Policia e Kosovës është konfirmuar rasti në fjalë derisa u tha se shpërthimi ishte në një cisternë të një pompe të derivateve në Pejë, raporton lajmi.net.…

Lajme

11/10/2024 10:12

Një shpërthim raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës.

Sipas informacioneve të para ky shpërthim ndodhi në një pompë të derivateve në këtë qytet.

Nga Policia e Kosovës është konfirmuar rasti në fjalë derisa u tha se shpërthimi ishte në një cisternë të një pompe të derivateve në Pejë, raporton lajmi.net.

“Rreth orës 09:40 kemi pranuar informatën për një shpërthim, dyshohet se ka shpërthyer një cisternë në pompë të derivateve”.

Ai tha se ende nuk dihet nëse si shkak i shpërthimit ka persona të lënduar.

“Jemi në vendin e ngjarjes, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi./Lajmi.net/