Shpërtheu tableti i kësaj kompanie teknologjike, për pak sa nuk ia mori jetën 11-vjeçarit

Një djalë 11-vjeçar ka mbetur i tmerruar, pasi një tablet i kompanisë teknologjike 'Samsung' ka shpërthyer dhe, si rrjedhojë, ka krijuar një vrimë në shtratin e tij ndërsa ndërsa ishte në gjumë.

Auto & Tek

25/06/2019 16:20

Callum Hewkin kishte marrë pajisjen në dhomën e tij në mënyrë që të mund të shihte një program në shtrat dhe e kishte zënë gjumi pranë pajisjes së tij, transmeton lajmi.net.

Prindërit e tij u zgjuan të nesërmen në mëngjes për të gjetur dhomën e tij të mbushur me tym dhe një shenjë të madhe djegëse.

E gjithë kjo ndodhi, pasi pajisja u ngarkua për 9 orë rresht me energji elektrike.

‘Samsung’ nuk ka dhënë ndonjë sqarim në lidhje me incidentin. /Lajmi.net/