Shpërthen Mihajlovic, shkaktar Balotelli

Trajneri i Milanit, Sinisa Mihajlovic ka shpërthyer në konferencë për shtyp pas pyetjeve të vazhdueshme rreth rikthimit të sulmuesit Mario Balotelli.

Sport

28/08/2015 17:26

Trajneri i Milanit, Sinisa Mihajlovic ka besim të plotë tek Mario Balotelli.

Sulmuesi italian u rikthye në San Siro duke nënshkruar me “Rossonerët” në formë të huazimit njëvjeçar nga Liverpool.

Por, Mihajlovic ka shpërthyer në konferencë për shtyp pas pyetjeve të vazhdueshme rreth rikthimit të Balotellit.

“Balotelli dhe Kucka janë të ftuar për ndeshjen me Empolin. Marios i mungon ritmi i ndeshjeve dhe stërvitjet, por gjatë ndeshjes mund të jetë i dobishëm” u shpreh Mihajlovic, para shpërthimit.

“Mjaft më me pyetjet rreth tij, na pret një ndeshje për ta zhvilluar”, shtoi ai.