I shpërthen mbushësi i iPhone, ia shkatërron celularin

Mbushësi i një shoferi të kamionit shpërtheu duke shkatërruar komplet celularin e tij.

Auto & Tek

25/12/2016 22:49

Clive Chittenden mendoi se diçka e keqe ishte hedhur në xhamin e kamionit, kur pajisja papritur eksplodoi në prizën e tij në kamion.

Kur e ndali kamionin në skaj të rrugës në një vend në Angli, i kuptoi se zhurma që kishte dëgjuar ishte në fakt celulari i tij iPhone 5S – i cili ishte djegur nga mbushësi, transmeton Gazeta Express.

Ai e kishte blerë mbushësin e iPhone për veturë një muaj më parë për 1£, dhe e kishte përdorur vetëm pesë herë para se t’i ndodhte aksidenti.

Ai tha për The Sun: “Celulari im ishte djegur plotësisht dhe nuk punonte më. Fizikisht celulari dhe mbushësi dukeshin mirë, por ka mundur të ndodh më keq. Ka mundur të hapë zjarr ose më keq, kështu në njëfarë mënyre isha me fat”.

Shoferi është i shqetësuar se njerëzit mund ta marrin një mbushës të tillë për Krishtlindje dhe t’ju ndodh ndonjë incident. Ai shtoi: “Prindërit mund t’ua kenë blerë fëmijëve të tyre si dhuratë këtë ose fëmijët prindërve si një dhuratë të lirë për ta”.

Kështu, kujdes kur blini mbushës të celularit për veturë, pasi mund t’ju ndodh e njëjta – ose më keq.