Shpërthen Inzaghi: Nëse Higuain kushton 90 mln, atëherë unë…

Ish sulmuesi i Milanit, Pipo Inzaghi, nuk ka mundur t’i vendos një vlerë të tregut vetes së tij, pas çmimit 90 milionësh që Juventus pagoi për Gonzalo Higuain këtë verë.

Sport

04/11/2016 17:45

Ai në një intervistë për ‘RaiSport1’, ka folur edhe për transferimin e Pipitas te Juventusi nga Napoli.

“Në qoftë se për Pipitan janë paguar 90 milionë euro, atëherë sa do të kushtoj unë dhe Bobo Vieri? Unë më të vërtet nuk e di”, ka deklaruar Inzaghi, përcjell lajmi.net.

Inzaghi që ka fituar çdo trofe të mundshëm me Milanin, tani bën punën e trajnerit te skuadra e Venezia në Lega Pro.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.