‘Shpërthejnë’ komentet tek profili i Mbappe: Numri 10 ishte për Arda Guler

Mediat spanjolle raportuan se Kylian Mbappe do të veshë fanellën me numrin 10 të Real Madridit nga sezoni i ardhshëm. Numri është lënë bosh pasi Luka Modric u largua nga klubi dhe shumë nuk pajtohen me vendimin e Real Madridit për t’ia dhënë fanellën ikonike sulmuesit francez. Mesazhe të tilla po lihen në profilin e…

Sport

24/07/2025 16:24

Mediat spanjolle raportuan se Kylian Mbappe do të veshë fanellën me numrin 10 të Real Madridit nga sezoni i ardhshëm.

Numri është lënë bosh pasi Luka Modric u largua nga klubi dhe shumë nuk pajtohen me vendimin e Real Madridit për t’ia dhënë fanellën ikonike sulmuesit francez.

Mesazhe të tilla po lihen në profilin e Mbappe në Instagram.

Mediat spanjolle kanë shkruar prej javësh se numri dhjetë i Modric do të trashëgohet ose nga Mbappe ose nga Arda Güler.

Hiti viral në të cilin Modric ia dorëzon fanellën e tij mesfushorit të ri turk u shpërnda shumë në rrjetet sociale, por që klubi mori një vendim tjetër.

Megjithatë, shumë tifozë nuk pajtohen me vendimin dhe po ia bëjnë të qartë këtë Mbappes.

“Jepi Arda Guleri numrin 10”, “Mbappe, a je mesfushor? Do numrin dhjetë. Luka ia la atë numër Ardës. Le ta mbajë ai”, “Të dua, por numri 10 nuk është për ty”, “Ti je më i miri, por Güler e meritonte 10”, “Ia vodhe numrin dhjetë Ardës”, janë vetëm disa nga mesazhet që tregojnë të njëjtën gjë, të cilat mund të gjenden në instagramin e Mbappes.

Duhet cekur që numri më i madh i komenteve janë nga Turqia, vendi nga vjen edhe Arda Guler.