Shpenzimet alarmante, Bajrami: 4 ministri nuk figurojnë në buxhetin e shtetit
Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, mbrëmë në emisionin Rubikon ka kritikuar ashpër Qeverinë në detyrë të drejtuar nga Albin Kurti. Bajrami potencoi se ekzekutivi ka bërë shpenzime të mëdha duke e quajtur situatën alarmante. Madje, sipas saj janë 4 ministri që nuk figurojnë fare në Ligjin për Buxhetin. “Ajo është një shkelje tjetër, e cila…
Lajme
Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, mbrëmë në emisionin Rubikon ka kritikuar ashpër Qeverinë në detyrë të drejtuar nga Albin Kurti.
Bajrami potencoi se ekzekutivi ka bërë shpenzime të mëdha duke e quajtur situatën alarmante.
Madje, sipas saj janë 4 ministri që nuk figurojnë fare në Ligjin për Buxhetin.
“Ajo është një shkelje tjetër, e cila u pati përsëritur edhe në dy palë zgjedhje kaluara, ku deputetët vazhdojnë ta bëjnë betimin e deputetit dhe votojnë në parlament, i kemi parë gjitha ato çka kanë ndodhur në vitin 2025, kur vinin e çonin dorën për kryetarin e Parlamentit dhe mandej hipnin nëpër xhipa dhe vazhdonin punën nëpër ministritë e tyre”, deklaroi Bajrami në Klan Kosova.