Shpend Ahmetit i mbetet merak përfshirja në dialog, iu flet britanikëve për rëndësinë e tij

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti po vazhdon të merret me çështjen e dialogut me Serbinë.

Lajme

16/07/2019 18:01

Ani pse javë më parë Ekipi Negociator që ai e udhëhiqte bashkë me Fatmir Limajn u shpall antikushtetues, Ahmeti po vazhdon të flasë për këtë proces, shkruan lajmi.net.

Këtë ai e bëri edhe sot në një takim me delegacionin britanik, të kryesuear nga Andreë Page, Drejtor për Ballkanin Përendimor.

“Kryetari i Partisë Socialdemokrate z. Shpend Ahmeti, nënkryetari z. Visar Ymeri dhe Nënkryetarja e Kuvendit të Kuvendit znj. Aida Dërguti, kanë takuar sot z. Andreë Page – Drejtor per Ballkanin Perëndimor, znj. Susan Laffe – Shefe e Sektorit te Analisteve nga Foreign Office në Londër dhe Ambasadorin e Britanisë së Madhe, z. Ruairi O’Connell”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë thuhet po ashtu se në këtë takim u diskutua rreth aktualitetit politik, me fokus në çështjen e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Aty u shpalosën qëndrimet e PSD-së karshi këtij procesi dhe çështjeve të tjera. Dhe u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe takimeve të tjera të kësaj natyre.

Kujtojmë, se Gjykata Kushtetuese e dha fjalën e fundit në ligjshmërinë e Ekipit Dialogues.

Ky i fundit ishte shpallur në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, dhe si i tillë ishte shpërbërë. /Lajmi.net/