Shpend Ahmeti me lot në sy: Pa ty Astrit, rruga jonë do të jetë edhe më e vështirë

Me shumë dhimbje e lot në sy, kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti mbajti një fjalim në ceremoninë e varrimit të Astrit Deharit për të shprehur punën e palodhshme që i ndjeri bëri për të përmbushur idealin e tij.

Lajme

08/11/2016 14:46

“Ai  nuk pranoi pozita e poste, ai pranonte vetëm punë. Ishte më i guximshëm se shumica prej neve. Kjo sot na obligon që ta ndjekim qëllimin e tij. Ai nuk e ka reklamua vetën por ka punu gjithmonë pa zë. Ai iste për  një kohë të shkurtë me neve por do të mbetet gjithmonë me ne”, ishin fjalët e Shpend Ahmetit kushtuar Astritit, djalit që humbi jetën ditën e së shtunës, në rrethana ende të panjohura, raporton lajmi.net.

Ahmeti thotë se tashmë rruga pa Astritin, është më e vështirë. Ua tha edhe dy fjalë prindërve të Astritit. “Keni lind fëmijë të jashtëzakonshëm. Ua kemi borxh gjithë shoqëria. Nuk do të ndalemi deri ta qojmë drejtësinë në fund, t’i gjemje fajtorët. Do ta ndjekim dhe idealin tënd”, tha Ahmeti./Lajmi.net