Shpend Ahmeti i dha çelësin me tender vokalistit të grupit “Gjurmët”, Migjen Kelmendit
Komuna e Prishtinas po diskriminon të gjitha kompanitë që merren me organizime të eventeve dhe grupet tjera kulturore publike duke favorizuar grupe të interesit.
Lajme
Rok grupi i mirënjohur “Gjurmët” është paraqitur para publikut kryeqytetas pas shumë kohësh me një koncert të madh. Bashkë me të u paraqiten, në sallën 1 Tetori, edhe shumë grupe të tjera, shkruan lajmi.net.
Paraprakisht, kryetari Ahmeti ia dha çelësin e Prishtinës rok grupit “Gjurmët” që udhëhiqen nga vokalisti, Migjen Kelmendi.
Por, tri ditë më herët, kompania që drejtohet nga Kelmendi, “Java Multimedia Production SH.P.K’ u shpërblye me kontratë në vlerë prej 45 mijë eurove për organizmin e këtij koncerti.
Tenderi quhet “Ofrimi i shërbimeve për 20 vjetorin e çlirimit të Prishtinës-Performanca e bendit Gjurmët”. Ky tender është realizuar me procedurë të negociuar pa publikim të kontratës.
Në këtë tender njëburimor përfitues ishte vetëm kompania dhe jo qytetarët pasi për blerjen e biletës u paguan nga 5 euro deri në 7 euro.
Kryetari Shpend Ahmeti dje, e mërkurë, së bashku me grupin “Gjurmët” mbajtën koferencë për media ku prezantuan detajet e koncertit, por paraprakisht, Ahmeti ua dorzoj grupit ‘Çelësin e Prishtinës’.
Bashkë me Gjurmët në skenë u ngjiten këngëtarë të njohur nga Kosova e Shqipëria si: Boiken Lako, Elina Duni, Genc Salihu, Violeta Zefi, Dren Abazi e ZigZag Orkestra, Alban Nimani, Shpat Deda, Dukagjin Lipa, Xuxi, Tomor Kuçi, Marsela Cibukaj, Edona Vatoci, Nezafete Shala, Ardian Behrami Cipa dhe grupi Polifonik për një mbrëmje “kur kanga dhe dashnia u kthyen në qyetet”!
Kryetari Ahmeti prezantoi edhe “Çelësin e Prishtinës” për “Gjurmët”duke theksuar:
“Nëse ka një bend i qytetit që përfaqëson Prishtinën në Kosovë dhe mbarë kombin shqiptar, pa dyshim që janë “Gjurmët. Prandaj gëzohem se kjo po ndodhë në kohën kur unë jam Kryetar, edhe që po e prezantoj “Çelësin e Prishtinës” edhe që po organizohet koncerti i rikthimit të “Gjurmëve” në skenën e Prishtinës.
Të gjitha të hollat e mbledhura nga shitja e biletave të koncertit është thënë se i dedikohen shkollës së muzikës “Prenk Jakova”. /Lajmi.net/