Shpend Ahmeti: Arrestimi i Haradinajt, pasojë e negociatave me Serbinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëherësh zyrtar i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas arrestimit të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse.

Lajme

04/01/2017 21:18

“Normalizimi i marrëdhënieve i udhëhequr me aq zell nga Thaci e Mustafa dhe kryenegociatorja sjellin arrestime si kjo e Ramush Haradinaj sot”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.

“A duhet me shku në çdo shtet, me u arrestu për me i hjek “poternicat” e Serbise për çdo luftëtar që Serbia don me lujt e me përdor si kartë për me marr diçka prej neve?”, ka pyetur Ahmeti.

“Kur do të mbushemi mend që ska normalizim me marrëdhënie nënshtrimi ndaj askujt”, ka shkruar Ahmeti.