Shpat Kasapi pranon se është në lidhje, flet për shkaqet e ndarjes nga Afërdita Dreshaj (Video)
Këngëtari Shpat Kasapi në EliteZone ka folur gjithashtu edhe rreth jetës së tij private, ku ka treguar edhe pse është ndarë nga Afërdita Dreshaj.

ShowBiz
Fotografitë e postuara, ku shihet Afërdita Dreshaj bashkë me Leonardo DiCaprion patën bërë bujë në mediat rozë, transmeton lajmi.net.
Është fol e përfol nëse kjo ka qenë arsyeja e ndardjes së tyre, ndërsa Shpati e pranon se pikërisht kjo ka qenë arsyeja e ndarjes të çiftit derisa tregon se ajo i ka thënë se do të shkoj ta realizoj vetëm një foto me të, por ka dalë krejtësisht e kundërta ku ish e dashura e tij ka qëndruar më gjatë me aktorin e njohur.
I pyetur nëse mendon se ajo e ka tradhëtuar, ka thënë se nuk e di, por arsyeja e ndarjes ka qenë se ajo e ka gënjyer.
Aktualisht Shpati është në lidhje dhe nuk ka dashur të zbuloj detaje të tjera duke treguar vetëm se lidhja e re po i ec shumë mirë./lajmi.net.
