Shpat Kasapi flet për jetën private, a do të kemi dasmë?

Shpat Kasapi ka treguar se a do të martohet së shpejti.

ShowBiz

01/03/2020 12:33

Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, së fundmi ka qenë mysafir në “Cult” të KosovaPress-it.

Gjatë intervistës ai ka treguar se i është dashur që t’i anulojë disa koncerte për shkak të koronavirusit ndërsa po ashtu është pyetur edhe për jetën private.

Ai njihet si një person i cili është përfolur për lidhjet e dashurisë mirëpo duket se njëherë për njëherë nuk është në plan martesa.

“Normal, asgjë nuk ka në plan për momentin se plani nuk ikë, edhe pak”, tha ai. I pyetur se ku sipas tij janë vajzat më të bukura ai tha se në Kosovë./Lajmi.net/