Shpallet në kërkim kjo grua, Policia nuk tregon pse

Policia e Kosovës shpesh herë kërkon ndihmë nga qytetarët për të gjetur ndonjë person të caktuar. Por këtë herë në një publikim të fundit ku një grua është shpallur e kërkuar, nuk është sqaruar as kërkesa se përse është shpallur në kërkim. Nga Policia u publikua fotografia e saj dhe fakti se është në kërkim,…

Lajme

13/09/2024 12:29

Policia e Kosovës shpesh herë kërkon ndihmë nga qytetarët për të gjetur ndonjë person të caktuar.

Por këtë herë në një publikim të fundit ku një grua është shpallur e kërkuar, nuk është sqaruar as kërkesa se përse është shpallur në kërkim.

Nga Policia u publikua fotografia e saj dhe fakti se është në kërkim, por pa u sqaruar se me çfarë po ngarkohet e lartcekura.

Policia tha se kushdo që ka informacione për vendndodhjen e saj të kontaktojnë menjëherë Policinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Person i shpallur në kërkim

Prishtinë, 13 korrik 2024- Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor Qendra në Prishtinë, paraqet para jush  fotografinë e të dyshuarës së shpallur në kërkim.

I bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion për vendndodhjen e kësaj të dyshuare, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose të raportoj në mënyrë anonime përmes aplikacionit lajmëro policinë.

Bashkëpunimi juaj është thelbësor për të na ndihmuar të garantojmë sigurinë brenda komunitetit tonë për një shoqëri pa krim.

Për informacione ju lutem na kontaktoni direkt në:

E-mail: [email protected]

Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/

Android app: Lajmero Policine

Tel: 192./Lajmi.net/