Shpallet fituesi i edicionit të dytë të Ferma VIP

Big Basta është shpallur fituesi i edicionit të dytë të “Ferma VIP”, pas 24 javësh gare intensive. Në natën finale, moderatorja Luana Vjollca njoftoi me emocion verdiktin e publikut: “Fitues i Ferma VIP 2 është Big Basta”. Në garën për çmimin e madh ishin pesë finalistë: Andueli, Big Basta, Andrea, Big Mama dhe Erandi. Ky…

ShowBiz

21/06/2025 12:01

Big Basta është shpallur fituesi i edicionit të dytë të “Ferma VIP”, pas 24 javësh gare intensive.

Në natën finale, moderatorja Luana Vjollca njoftoi me emocion verdiktin e publikut: “Fitues i Ferma VIP 2 është Big Basta”.

Në garën për çmimin e madh ishin pesë finalistë: Andueli, Big Basta, Andrea, Big Mama dhe Erandi. Ky i fundit u eliminua i pari nga finalja, i ndjekur nga Big Mama dhe më pas Andrea.

Në fund, publiku zgjodhi të kurorëzojë Big Bastën si më të mirin e këtij edicioni, duke e shpallur fitues mes emocioneve dhe surprizave të mbrëmjes.