“Shou politik” me liberalizimin e vizave

Kosova po bën “shou politik” me procesin e liberalizimit të vizave që nga viti 2010 e këndej. Përderisa ka vende që për 36 muaj arritën të futen në Shengenin e Bardhë, që nënkupton lëvizjen e lirë pa viza në 26 vende të BE-së.

Lajme

08/04/2014 08:05

Rasti i fundit, ishte Moldavia, e cila fitoi liberalizimin.

Disa e cilësuan këtë si fat politik, pasi që BE-ja ishte detyruar të bënte diçka për moldavët pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë dhe shqetësimeve se ndërkohë do të mund të rriteshin synimet separatiste të Transdniestri, një rajon në Moldavi që është i lidhur me kohën sovjetike.

Si do që të jetë, rasti i Moldavisë, nga njohësit e proceseve integruese evropiane në Prishtinë, po cilësohet si një shembull që Kosova ishte dashur ta ketë parasysh.

Analisti i këtyre proceseve, Shenoll Muharremi, thotë se Moldavia për 36 muaj zbatoi kushtet për liberalizim, dhe ky rast sipas tij, ishte dashur të ishte një shembull sesi edhe Kosova do duhej të ishte serioze në zbatim.

Ai jka thënë se deri tani ka parë më shumë ‘shou politik’ se sa mençuri dhe fokus në zbatim.

“Izolimi i Kosovës ka kosto të madhe, sidomos sa i përket agjendës zhvillimore dhe ekonomike…”, ka thënë ndër të tjera Muharremi.