Shorti i Superligës së Kosovës – Drita dhe Gjilani ndeshen në xhiron e shtatë

Sot janë mësuar çiftet e ndeshjeve në Superligën e Kosovës në futboll. Java e parë ka rezervuar disa ndeshje interesante, por për ta pritur derbin e qytetit të Gjilanit duhet ta presim javën e shtatë, transmeton lajmi.net. Drita dhe Gjilani do t’i masin forcat pikërisht në këtë xhiro, për herë të parë në sezonin e…

Sport

21/07/2022 15:37

Sot janë mësuar çiftet e ndeshjeve në Superligën e Kosovës në futboll.

Java e parë ka rezervuar disa ndeshje interesante, por për ta pritur derbin e qytetit të Gjilanit duhet ta presim javën e shtatë, transmeton lajmi.net.

Drita dhe Gjilani do t’i masin forcat pikërisht në këtë xhiro, për herë të parë në sezonin e ri të kampionatit.

Pos performancës në fushë, kjo ndeshje zakonisht merr vëmendje edhe për punën e tifozëve në shkallët e stadiumit. /Lajmi.net/