Shorti i Ligës së Kampionëve: Kur do mbahet? Kush është kualifikuar? Gjithçka që duhet të dini
Liga e Kampionëve është rikthyer.
Sport
Shorti për garën më prestigjiozë në botë do mbahet nesër me fillim nga ora 18:00 në Stamboll, shkruan lajmi.net.
Ja gjithçka që duhet të dini për këtë short:
Kush është në hedhje të shortit?
Janë 26 skuadra që janë kualifikuar automatikisht, derisa gjashtë të tjera do vijnë nga ‘play-off’.
Spanja ka pesë kualifikues, katër nga pozitat e para në La Liga, plus Villarreal që fitoi Ligën e Evropës.
Spanjë: Atletico Madrid, Real Madrid, Barcelona, Sevilla Villarreal
Angli: Manchester City, Manchester United, Liverpool, Chelsea
Gjermani: Bayern Munich, RB Leipzig, Borussia Dortmund, Wolfsburg
Itali: Inter Milan, AC Milan, Atalanta, Juventus
Francë: Lille, Paris St-Germain
Portugali: Sporting Lisbon, Porto, Benfica
Rusi: Zenit St Petersburg
Belgjikë: Club Brugge
Ukrainë: Dynamo Kyiv
Holandë: Ajax
Turqi: Besiktas
Zvicër: Young Boys
Suedi: Malmo
Plus tre emrat e tjerë që do mësohen sonte pas ndeshjeve kthyese.
Si do ndahen skuadrat në vazo?
Skuadrat do ndahen në katër vazo, me vazon e parë që ka Chelsean dhe Villarrealin.
Skuadrat e tjera përpos këtyre dyjave janë kampionët e gjashtë ligave në edicionin e kaluar: Manchester City, Atletico Madrid, Inter, Bayern, Lille, Sporting Lisbon.
Vazot e dyta, treta dhe katërta ndërtohen nga koeficienti i UEFA-së.
Si realizohet shorti?
Në këtë fazë, nuk lejohen që klubet nga i njëjti vend të përballen. Si për shembull, Manchester City nuk mundet të përballet me klubet e tjera angleze.
32 skuadrat do vendosen në tetë grupe nga katër ekipe secili.
Kur do nisin ndeshjet e fazës grupore?
Ndeshja e parë: 14/15 shtator
Ndeshja e dytë: 28/29 shtator
Ndeshja e tretë: 19/20 tetor
Ndeshja e katërt 2/3 nëntor
Ndeshja e pestë: 23/24 nëntor
Ndeshja e gjashtë: 7/8 dhjetor
Si funksionon kjo garë?
Dy skuadrat e para në grupe do avancojnë në fazën e 1/16.
Pozitat e treta në grupe do bien në Ligën e Evropës në fazën 1/16, ku do përballen me skuadrat që kualifikohen nga Liga e Evropës.
Këtë vit finalja e Ligës së Kampionëve do zhvillohet në Rusi, më saktësisht në “St Petersburg Stadium” më 28 maj 2021./Lajmi.net/