Shoqet e ngushta, vogëlushet që kanë pushtuar Instagramin (Foto)
Miqësitë e hershme na ndihmojnë shumë dhe na mësojnë shumë gjëra për besimin, dashurinë dhe mënyrën se si të sillemi me njerëzit e tjerë.
Fun
Dhe, miqtë më të mirë zakonisht janë ata me të cilën kalojmë kohërat më të mira. Kështu, Everleigh Soutas dhe Ava Foley janë dy shoqe të vogla të cilat thjeshtë e duan modelimin.
Ato janë vetëm dy-vjeç, të lindura një javë ndërmjet dhe gjithashtu i kanë nënat shoqe të ngushta, transmeton Lajmi.net.
Këto dy bukuroshe të vogla kanë pushtuar Instagramin me fotografitë e tyre të bukura të modelimit. Ideja e prezantimit të tyre në Instagram erdhi kur nënat e tyre hapën një dyqan rrobash për fëmijë, dhe Soutas, një fotograf, u bëri atyre fotografi për t’i postuar më pas në Instagram.
Dy bukuroshet e vogla arritën që shumë shpejtë të tërheqin vëmendjen e shumë njerëzve. Tani, ato kanë modeluar me rreth 400 brende, dhe kanë 147,000 djekës në Instagram, transmeton Lajmi.net.
Jo vetëm që po kanë sukses në biznes, por ato duket se e dashurojnë me të vërtetë modelimin dhe e duan shumë njëra-tjetrën. Kur nuk janë bashkë, ato qëndrojnë duke biseduar në FaceTime. Për t’i ndjekur ato në Instagram, klikoni këtu.
Shikoni disa prej fotografive të bukura të tyre: