Shoqata Nëna Terezë rikthen aksionin “Blej dhe dhuro”
Për të tretën herë radhazi, me iniciativë të Shoqatës Humanitare Bamirëse së Kosovës “Nëna Terezë”, fillon aksioni “Blej dhe dhuro,” i cili ka për qëllim mbledhjen e produkteve ushqimore dhe higjienike për familjet që jetojnë në kushte të rënda në Kosovë.

Lajme
Në një njoftim për media thuhet se aksioni bëhet me qëllim që të ndihmohen familjet nevojtare anembanë Kosovës, ku nga grumbullimi i donacioneve të konsumatorëve, do të formohen pako me artikujt bazë, të cilat u shpërndahen këtyre familjeve.
“Kjo iniciativë ka për qëllim krijimin e solidaritetit dhe rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për gjendjen e rëndë sociale që mbretëron në vendin tonë”, thuhet në njoftim.