Shoqata e naftëtarëve e kundërshton opinionin e AKK-së për marrëveshje të çmimit të naftës

Shoqata e Ndërmarrjeve që merren me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve, “SHQNGL”, pranë Odës Ekonomike të Kosovës, sot mbajti Kuvendin e saj.

Lajme

26/11/2019 16:05

Takimi i Shoqatës vazhdoi, ku në mënyrë unanime e kundërshtoi Raportin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, si dhe theksoi se nuk ka dhe nuk ka pasur Marrëveshje për çmim kartel.

“Po ashtu shoqata e kundërshton fuqishëm edhe njëherë opinionin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës lidhur me marzhën e fitimit ku ka cekur se është nga 60 deri në 124% fitim në derivate, çka do të thotë se kjo marzhë nuk ka qenë dhe nuk ka ekzistuar asnjëherë në tregun e Kosovës”, thuhet në komunikatën e shoqatës së naftëtarëve. /Lajmi.net/