Shoku i Benitezit: Kjo e pret Ronaldon

Ish bashkëpuntori i Rafael Benitezit, Cedo Jovicevic ka thënë se Cristiano Ronaldo do të detyrohet të kthehet në mbrojtje nën drejtimin e trajnerit të ri të Real Madridit.

Sport

04/06/2015 20:00

Cedo Jovicevic e njeh mirë Rafael Benitezin.

Ai për pesë vjet bashkëpunoi me të së pari në ekipin e juniorëve të Real Madridit e më pas në Valladolit.

Andaj, ai thotë se Benitez është puntor i madh dhe kjo do të vërehet në skuadër, përfshirë yllin kryesor Cristiano Ronaldo.

“Do ta shihni, Ronaldo do të detyrohet të kthehet deri në mbrojtje”, deklaroi ai për të përditshmen kroate “Vecernji List”.

“A është ai trajneri i duhur për Realin, kjo mbetet të shihet. A e meritoi? Po. Më kujtohet më 1996, kur ishim në Valladolid, ai më fliste se një ditë do të jetë trajner i Realit”, u shpreh ai.