Shokohen shkencëtarët: Zbulohet një masë misterioze në Hënë

Shkencëtarët nën kraterin më të madh dhe më të thellë në Hënë, hasën në një sasi të madhe mase misterioze, me origjinë ende të panjohur.

Fun

13/06/2019 12:30

Sipas hulumtimit të një ekipi nga Universiteti i Baylorit në SHBA, nën basenin  Aitken, i vendosur jo shumë larg hemisferës jugore të Hënës, transmeton lajmi.net.

Krateri është në formë të rrumbullakët, rreth 2,000 kilometra i gjerë.

Matjet subtile në gravitet janë bërë për nevojat e hulumtimeve me ndihmën e instrumenteve të misionit GRAIL të NATO-s.

Baseni Aitken, i formuar rreth 4 miliardë vjet më parë, është krateri më i madh, më i thellë dhe më i vjetër në Sistemin Diellor.

Autorët e studimit e konsiderojnë atë laboratorin më të mirë natyror për të hetuar goditjet katastrofike, proceset e lashta që formuan planetët shkëmborë që shohim sot. /Lajmi.net/