“Shokohen” shkencëtarët e NASA-s, shohin një objekt të çuditshëm në hapësirë

Fotografitë e reja, të objektit më të largët të eksploruar ndonjëherë, kanë tronditur studiuesit e NASA-s.

Fun

12/02/2019 17:23

Forma e çuditshme e ‘Ultima Thule’ – e cila dikur ishte përshkruar sa një dordolec, por që është konfirmuar të jetë më shumë se dy petulla – mund të nxisë shkencëtarët që të rishqyrtojnë kuptimin tonë se si formohen planetet, thonë shkencëtarët, transmeton lajmi.net.

“Asgjë e ngjashme me këtë nuk është kapur ndonjëherë në fotografitë e mëparshme”, tha Alan Stern, hetuesi kryesor në misionin Horizonti i Ri që eksploronte ‘Ultima Thule’.

Fotografitë e reja ofrojnë një perspektivë të ndryshme mbi objektin, i cili po lundron në ‘Rripin Kuiper’ buzë sistemit tonë diellor.

Si të tilla, ato tregojnë se objekti i rrumbullakët nuk është aq i rrumbullakët – kur shihet nga një pikëpamje tjetër, është pothuajse i sheshtë, formë të cilën shkencëtarët nuk e prisnin e as nuk e kishin parë më herët. /Lajmi.net/

YouTube player