Shokët e skuadrës e kujtojnë me emocione Erion Kajtazin
Erion Kajtazi është konsideruar një ndër futbollistët më premtues në Kosovë. Kajtazi ka ndërruar jetë më 3 dhjetor të vitit të kaluar, kur ra pa vetëdije në fushë gjatë ndeshjes A&N – Trepça ’89, në kuadër të Superligës së Juniorëve. Për nderë të tij është përuruar edhe një shtatorja në vendlindje Mitrovicë. Kjo shtatore është…

Sport
Erion Kajtazi është konsideruar një ndër futbollistët më premtues në Kosovë.
Kajtazi ka ndërruar jetë më 3 dhjetor të vitit të kaluar, kur ra pa vetëdije në fushë gjatë ndeshjes A&N – Trepça ’89, në kuadër të Superligës së Juniorëve.
Për nderë të tij është përuruar edhe një shtatorja në vendlindje Mitrovicë.
Kjo shtatore është ngritur më 3 dhjetor të këtij viti në njëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Lajmi.net ka folur me trajnerët dhe bashkëlojtarët, të cilët mes emocionesh kanë përkujtuar futbollistin e talentuar kosovar.
Ish-bashkëlojtari, Leor Çitaku, i emocionuar e me lot në sy, ka folur për Kajtazin.
“Eri gjithmonë ka qenë një shembull, jo vetëm për mua, por për të gjithë. Për atë arsye kujtohet gjithmonë si person i mirë. Eri ka qenë një superlojtarë dhe golat e tij kanë qenë gjithmonë shumë të bukur. Më mungon gjithçka. Buzëqeshja, loja që e ka bërë”, tha ai.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë. /Lajmi.net/