“Shokët e luftës shpesh nuk i kemi pas pesë euro me shku me pa një shok tonin”, veterani i luftës rrëfen mes emocionesh
Veteranët e luftës të cilët kanë luftuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, rrallë e marrin vlerësimin dhe respektin e merituar nga pushtetarët. Njëjtë ka deklaruar edhe Ylber Selmani, veteran i luftës nga qyteti i Ferizajit i cili ia fali gjymtyrët Kosovës. Ai ka treguar për vështirësitë me të cilat është përballur ai dhe shokët…
Lajme
Veteranët e luftës të cilët kanë luftuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, rrallë e marrin vlerësimin dhe respektin e merituar nga pushtetarët.
Njëjtë ka deklaruar edhe Ylber Selmani, veteran i luftës nga qyteti i Ferizajit i cili ia fali gjymtyrët Kosovës.
Ai ka treguar për vështirësitë me të cilat është përballur ai dhe shokët e tij të luftës pas lirisë së Kosovës.
‘Shokët e luftës shpesh nuk i kemi pas as pesë euro me shku me pa një shok tonin kur i ka vdek dikush”, ka thënë Selmani në një intervistë për lajmi.net.
Ai ka treguar qe vështirësitë ekonomike dhe mos respekti ndaj tyre ka bërë që disa veteran të luftës të përfundojnë jetën duke pohuar se 55 nga ta kanë bërë vetëvrasje.
“Nuk ka njeri që e vjerr veten për arsye tjera, por veteranët s’kanë bukë me ju dhanë fmive e i sheh komandantin tu hec me gjip a fmija i tij nuk ka tamel. Thotë për mos me u nënshtru e mys veten”, ka thënë veterani Ylber Selmani mes emocionesh të shumta. /Lajmi.net/
Video:
;